9 Qershor, 2020 - 3:20 pm
Sipas gazetës “The Mail on Sunday”, personazhi i aktorit Daniel Craig, spiuni më i famshëm në botë, James Bond, do të jetë baba i një vajzë pesë vjeçare, Mathilde, në filmin e ardhshëm “No Time To Die”. Agjenti 007 këtë fëmijë do ta ketë me Dr. Madeleine Swann, e cila në film portretizohet nga aktorja e njohur franceze, Lea Seydoux.
Rrëfimi i filmit të shumëpritur është zbuluar online javën e kaluar, kur orari ditorë i cili u tregon aktorëve ku duhet të shkojnë për të xhiruar, doli në shitje në eBay, transmeton Koha.
Ky orar e përshkroi një skenë ta caktuar të filmit në Itali, që u realizua vitin e kaluar dhe agjentja Nomi vjen përkrah doktoreshës Swann dhe vajzës së saj, Mathilde, e cila në film portretizohet nga aktorja, Lisa-Dorah Sonne.
Një burim i afërt ka raportuar se agjenti Bond vjen si baba në këtë projekt, pasi protagonisti Daniel Craig, i cili e portretizon këtë rol për herë të fundit në karrierën e tij, ka dashur ta befasojë publikun me këtë vazhdim të filmit.
Gjithashtu është bërë e ditur se fakti që producentët dhe regjisori i filmit kanë vendosur ta shndërrojnë agjentin karizmatik në baba të një 5-vjeçareje në këtë film, i ka hapur dyert për krijimin e momenteve të reja dhe të fuqishme për këtë personazh edhe në të ardhmen.
Ngjarja e filmit “No Time To Die” zë vend pesë vjet pas ngjarjeve të zhvilluara në vazhdimin e fundit, Spectre”, dhe e sjellë agjentin 007 duke e shijuar pensionimin në Jamaica, së bashku me doktoreshën Swann, para se të detyrohet ta shpëtojë botën dhe një herë të fundit nga një pandemi biologjike.
Lansimi i filmit nëpër kinema është shtyrë për muajin nëntor për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhe pritet ta tërheq një numër të madh të shikuesve, pikërisht për faktin se Daniel Craig do të përshëndetet me këtë personazh ikonik. / KultPlus.com