Jane Lynch dhe Cyndi Lauper po punojnë në një seri në stilin e “The Golden Girls”

18 Shtator, 2019 - 5:00 pm

Komedianen Jane Lynch dhe ikonën e muzikës së viteve të ’80-ta Cyndi Lauper do t’i shohim në komedinë e re e cila po mbërrin në Netflix.

Pasi iu nda çmimi Creative Arts Emmy, Lynch pa dashje tha se ajo dhe Lauper do të luajnë në një seri të re humoristike e cila do të jetë e llojit “The Golden Girls” për kohën moderne. Që nga korriku, e dimë se ato të dyja do të bashkëpunojnë me komedianen dhe skenaristen Carol Leifer (Seinfeld), vetëm se nuk dihej në çfarë do të punojnë dhe për cilin rrjet. Pastaj Leifer njoftoi në Facebookun e vet se po punon në një seri humoristike gjysmë-orëshe me Lynch dhe Lauper dhe se ende nuk dihet se për çfarë saktësisht do të bëhet fjalë.

Lynch në Emmy deklaroi se ia prezantuan serinë e tyre Netflixit, i cili më pas e bleu atë: “Nuk e di nëse guxoj ta them këtë, por në seri jemi unë dhe Cyndi Lauper! Do ta shohim!” Duke i pasur parasysh informacionet prej më herët, nuk ishte e vështirë të konkludohej se për çfarë bëhej fjalë, kështu që ajo shtoi detaje për ngjarjen: “E luajmë veten në moshën 60 dhe 65 vjeç dhe kërkojmë angazhim të ri aktrimi, ndërsa kurrë nuk kemi pasur bashkëshortë dh

Image

e fëmijë. Në seri do të jenë edhe dy njerëz të cilët nuk i kemi zgjedhur ende, por ajo do të jetë si The Golden Girls e kohës së sotme”.

Në Emmy Lynch e fitoi çmimin për rolin e saj mysafir në serinë humoristike (The Marvelous Mrs. Maisel), ndërsa shumica e mbajnë mend më së miri për rolin e saj si Sue Sylvester në serinë “Glee”. Lauper rregullisht luante në seritë Mad About You, Bones, dhe tani në versionin e ri të serisë legjendare kriminalistike Magnum P.I. në të cilin rolin kryesor e luan Jay Hernandez.

Netflixi ende nuk është deklaruar zyrtarisht për këtë. /KultPlus.com

Të ngjajshme