26 Janar, 2022 - 11:29 pm
Jasmila Žbanić, shkrimtare dhe regjisore e filmit të mrekullueshëm, të nominuar për Oscar, QUO VADIS, AIDA?, së fundmi ka thënë fjalë të jashtëzakonshme për filmin “Zgjoi”, shkruan KultPlus.
“Bukuria dhe forca e këtij filmi qëndron në faktin se regjisorja, i gjithë ekipi, aktorët mundësuan që të shohim atë që nuk duket dhe të papërshkrueshmen. Sikurse një koshere, i gjithë filmi vibron te ju pak kohë pasi ju ta shihni atë”, ka thënë Zbanic.
Më 8 shkurt bëhet e ditur lista finale e nominimeve. Ndërsa, nesër do të fillojë votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për “Oscars 2022”.
Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, ‘Oscars 2022’, në kategorinë e filmit ndërkombëtar me metrazh të gjatë. /KultPlus.com