Jason Bateman si regjisor i filmit të ri “Cluedo”

29 Shtator, 2019 - 3:00 pm

Jason Bateman këto ditë është në disponim festiv pasi që të dielën e kaluar e fitoi çmimin Emmy për regjinë më të mirë të serisë dramë “Ozark”, dhe është i gatshëm të marrë përsipër projekte të reja.

Bateman thuhet se është në fazat e para të bisedimeve për regjinë e filmit “Clue” me Ryan Reynoldsin në rolin kryesor.

Filmi i ri “Clue” do të jetë një adaptim i lojës sociale të Hasbro, produksionin e të cilit do ta bëjë Fox/Disney, shkruan KOHA Ditore. Bateman thuhet se planifikon edhe të luajë në film, por është ende herët për të folur për këtë.

Bateman do ta shkruajë skenarin së bashku me Reynolds, i cili e bën produksionin e filmit. Rhett Reese dhe Paul Wernick, të cilët e shkruajtën filmin e parë Deadpool, ishin të angazhuar për skenarin e filmit Clue kur projekti ishte në fazën fillestare.

Image

Loja të cilën e njohim si Cluedo tashmë e ka pasur adaptimin e vet filmik në vitin 1985 në filmin “Clue” me Tim Curry dhe Madeline Kahn në rolet kryesore./koha.net/KultPlus.com

Të ngjajshme