19 Tetor, 2021 - 6:00 pm
Për herë të parë në Shkup do të mbahet ‘Java e filmit shqiptar’, organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë dhe Kinotekën e Maqedonisë.
Një program prej 9 filmash të shkurtër dhe të gjatë artistikë do të shfaqen falas për publikun e Shkupit në ekranin e Kinotekës.
‘Java e filmit shqiptar’ do të mbahet në datat 22/24/25/26 tetor 2021./KultPlus.com