10 Maj, 2023 - 11:20 pm
Ylli i “Wednesday” Jenna Ortega, i është bashkuar kastit të komedisë horror “Beetlejuice 2”, që do të shfaqet më 6 shtator 2024.
Ortega do të luajë të bijën e Lydia-s, të luajtur nga Winona Ryder në klasiken origjinale të regjisorit Tim Burton të vitit 1988.
Ryder dhe Michael Keaton, i cili luajti fantazmën titullar të filmit të parë, po kthehen për vazhdimin.
Justin Theroux nga “Mosquito Coast” dhe “The Leftovers” është në bord për të luajtur një rol të pazbuluar./KultPlus.com