John Belushi shkoi në Shtëpinë e Bardhë pa letërnjoftim

19 Korrik, 2021 - 1:00 pm

Në vitin 1976, ishte rregulluar që emisioni i përjavshëm satirik, “Saturday Night Live” (Drejtpërdrejt Natën e Të Shtunës) do të filmohej nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë.

President në atë kohë, ishte republikani Gerald Ford.

Për të filmuar skeçin kishin udhëtuar Lorne Michaels drejtuesi i programit si dhe aktorët komikë, John Belushi dhe Dan Aykrod, dy shokët që më vonë do të luanin filmin e famshëm “Blues Brothers”, si dhe Chevy Chase.

Sipas tregimit nga Michaels, kur vetura mbërriti në derën hyrëse të Shtëpisë së Bardhë, oficeri i rojes u kërkoi dokumentet e vizitës si dhe letërnjoftimet personale (ID). Të gjithë i kishin përveç John Belushit që ngriti supet sikur po i kërkonin diçka të pazakontë.

Lorne Michaelsit, i cili kishte luajtur shumë gurë për të të siguruar filmimin, i iku truri.

“Si ka mundësi të vish në Shtëpinë e Bardhë dhe të mendosh se nuk të duhet letërnjoftimi?” i tha ai duke menduar se planet për skeçin mund të anulloheshin ose duheshin rishkruar.

Mirëpo, oficeri i rojes, pasi futi kokën në makinë dhe i pa me radhë, tha për John Belushin. “Ky zotëria këtu nuk ka nevojë për letërnjoftim. E njoh se kush është”.

Në fakt, e gjithë Amerika e njihte.

Pas kësaj hynë lirisht dhe e realizuan filmimin.

Sigurisht në 1976 nuk kishin filluar ende vendosja e masave ekstreme nga frika e sulmeve terroriste. Sot nuk do të kishte ndodhur kurrë sado i famshëm të ishte Belushi.

John Belushi ishte djali i dy emigrantëve shqiptarë në Chicago si dhe vëllai i aktorit tjetër të njohur James Belushi. Vdiq në 1981 aksidentalisht nga një mbidozë droge./ KultPlus.com

Të ngjajshme