7 Korrik, 2023 - 6:40 pm
Johnny Depp nuk e ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi në Disney. Një burim i afërt me yllin i tha PEOPLE se Depp, i cili më parë ka thënë se ndihej i tradhtuar nga kompania që qëndron pas ekskluzivitetit shumëmiliardë dollarësh “Pirates of the Caribbean”, mund të rikthehet për më shumë filma.
“Çdo gjë është e mundur”, tha burimi, duke shtuar: “Nëse është projekti i duhur, ai do ta bëjë atë”.
Thashethemet për një rikthim të mundshëm në rolin e kapitenit Jack Sparroë vijnë pak më shumë se një vit pas padisë kontroverse të Depp për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, të cilën ai e fitoi. Pavarësisht shpresave të shumë prej fansave të tij, një përfaqësues i Depp i tha PEOPLE në qershor të vitit të kaluar se një raport që pretendonte se aktori po kthehej në ekskluzivitetin e Pirates për më shumë se 300 milionë dollarë ishte “i rremë”.
Producenti Jerry Bruckheimer i tha revistës britanike The Times në një intervistë të botuar muajin e kaluar se ekipi i tij po punonte në “dy skenarë për Pirates, një me [Margot Robbie], një pa”.
Sa i përket përfshirjes së mundshme të Depp, 79-vjeçari Bruckheimer tha: “Jo tani për tani”, por “e ardhmja nuk është vendosur ende”.
Depp fitoi një nominim për çmimin Oscar për rolin e tij si Jack Sparroë në filmin origjinal të vitit 2003 Pirates of the Caribbean: The Curse of the Black Pearl. Vazhdimet e tij të suksesshme u publikuan në 2006, 2007, 2011 dhe 2017.
Depp aktualisht do të drejtojë filmin biografik me aktorin Al Pacino, Modi, i cili tregon historinë e piktorit të shekullit të 20-të Amedeo Modigliani./KultPlus.com