17 Shtator, 2019 - 4:45 pm
Filmi satirik “Jojo Rabbit”, dedikuar Luftës së Dytë Botërore ka fituar çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. Kjo arritje e klasifikon këtë vepër në listën e prodhimeve kinematografike që mund të fitojë çmimin Oscar.
Filmi satirik “Jojo Rabbit”, me regji të Taika Waititit, është vlerësuar si prodhimi më i mirë i vitit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.
Ngjarjet vendosen në vitin 1940 në Gjermani, përgjatë Luftës së Dytë Botërore.
Personazhi kryesor është një djalë i vogël, i cili zbulon se nëna e tij është duke fshehur në shtëpinë e tyre një vajzë hebreje.
Në rolet kryesore të tij janë aktorët e njohur Scarlett Johansson dhe Roman Griffin Davis.
Fitorja në Toronto konsiderohet mjaft e rëndësishme, pasi kjo arritje e klasifikon filmin “Jojo Rabbit” në listën e filmave që mund të fitojë çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë për vitin 2020.
Prodhimi satirik do të prezantohet edhe në Festivalin e Filmit në Londër në muajin tetor, ndërsa në kinematë britanike do të nisë të shfaqet në janar të vitit të ardhshëm. /KultPlus.com