8 Nëntor, 2019 - 11:00 am
Ka mbërritur Papa i ri dhe emri i tij është John Malkovich. Nga HBO vjen traileri i ri për The New Pope, ose sezoni i dytë i dramës seriale të shumë-vlerësuar The Young Pope, në të cilën Jude Law e luajti jashtëzakonisht mirë Piun XIII (Lenny Belardo) kompleksiv dhe konfliktual, i cili ishte Papa i parë amerikan.
Në fund të sezonit të parë, pamë se Piu XIII përfundoi në gjendje kome pas një predikimi të madh në Bazilikën e Shën Markut që do të thotë që Kisha duhet të zgjedhë një Papë të ri. Vendimi bie në Kardinalin John Brannox, të cilin e luan Malkovichi i shkëlqyer, i cili e zgjedh emrin Gjon Pali III. Papa i ri është i etur për publicitet dhe dëshiron të bëhet person i famshëm, duke pretenduar se kjo nuk është mendjelehtësi por domosdoshmëri e shërbimit të tij, shkruan KOHA Ditore. E gjithë kjo do ta shqetësojë Vatikanin pasi që rezulton se Papa i ri është jostabil, gjë që ai vetë e konfirmon në skenë kur i rrëfen mëkatet e tij. Në fund ekziston edhe një problem me Papën e ri, që është se Papa i vjetër nuk ka vdekur: Piu XIII. Ai është vetëm në gjendje kome, kështu që Vatikani duhet të përgatitet për luftën për pushtet kur ai të zgjohet dhe konfrontohet me Gjon Palin III.
Në rolet e tjera luajnë Silvio Orlando, Javier Camara dhe Cecile de France, ndërkohë që në seri duhet të shfaqen edhe Sharon Stone dhe Marilyn Manson. Regjinë e bën përsëri regjisori italian Paolo Sorrentino, i cili në vitin 2013 e fitoi Oscarin në kategorinë e filmit më të mirë të huaj për dramën “The Great Beauty”, ndërsa e bën regjinë e nëntë episodeve të sezonit të ri. Skenarin e bashkë-shkruajnë me të Umberto Contarello dhe Stefano Bises. Seriali “The New Pope” në HBO mbërrin në janar të vitit 2020. /KultPlus.com