8 Qershor, 2022 - 9:45 pm
Aktorja e serialit “Ozark”, Julia Garner, ka marrë ofertën për të luajtur rolin e Madonna-s në filmin e ardhshëm biografik për ikonën e popit, thanë burime të njohura me projektin për Variety.
Garner u bë e preferuara në mesin e më shumë se dhjetë aktoreve dhe prej muajsh spekulohet se ajo është e preferuara për atë rol në projektin që Madonna do të drejtojë e vetme si regjisore. Ekipi i aktores 28-vjeçare është duke shqyrtuar ofertën dhe pritet ta pranojë atë, thanë burimet.
Kur u njoftua se do të bënte një film për jetën e saj, Madonna tha se shpresonte të transferonte udhëtimin e jashtëzakonshëm që më mori jeta si artiste, muzikante, kërcimtare – një njeri që po përpiqet të hyjë në këtë botë.
“Fokusi i këtij filmi do të jetë gjithmonë muzika. Muzika dhe arti më mbajtën gjallë. Ka kaq shumë histori të pathëna dhe frymëzuese dhe kush mund t’i tregojë më mirë se unë. Është thelbësore që ta ndaj udhëtimin e jetës sime me zërin dhe vizionin tim,” ka thënë ajo./ KultPlus.com