29 Tetor, 2023 - 10:31 pm
Në moshën 54-vjeçare sot ka vdekur aktori i serialit “Friends”, Matthew Perry.
Për të reaguan një numër i madh i njerëzve përfshirë adhurues të aktorit, si dhe shumë njerëz të tjerë të famshëm.
Në mesin e tyre ishte edhe kryeministri i Kanadës, Justin Trudeau, i cili e kishte pasur mik që nga shkolla fillore të ndjerin.
“Vdekja e Matthew Perry është tronditëse dhe trishtuese. Nuk do t’i harroj kurrë lojërat në oborr të shkollës që luanim dhe e di që njerëzit në mbarë botën nuk do ta harrojnë kurrë gëzimin që ai u solli”.
“Faleminderit për të gjitha të qeshurat që na shkaktove, Matthew. Ty të donin të gjithë dhe do t’ju mungosh”, ka shkruar Trudeau në X./rtv21/KultPlus.com