9 Nëntor, 2017 - 2:30 pm
Aktorja gjermane, Karin Dor, ka ndërruar jetë në shtëpinë e pleqve në München, në moshën 80-vjeçare.
Karin ishte e njohur nga rolin e agjentes famëkeqe Helga Brandt në filmin për James Bond, “Jetohet vetëm dy herë” në vitin 1967.
Ajo ka luajtur edhe në trilerin e Alfred Hitchcock “Topaz” në vitin 1969, së bashku me Christopher Lee. Po ashtu ka luajtur edhe në filmat “Takes a Thief”, “Ironside” dhe “The F.B.I.”.
Për jetën e saj private dihet shumë pak. Ishte e martuar tri herë dhe ka një djalë./ KultPlus.com