23 Maj, 2019 - 2:38 pm
Angelina Jolie është shumë më shumë se një fytyrë e bukur. Ajo është një aktore çmim-fituese, një nënë, një humanitare, që ka viztuar fëmijët kosovarë pas luftës dhe kjo është vetëm njëra anë e saj, ndërsa tjetra është arti, po kaq e madhe.
Në vitin 2002 Angelina Jolie ka viztiuar Kosovën, si përfaqësuese e UNCHR-it, për t’i ndihmuar fëmijët e prekur nga lufta. Aktorja amerikane ishte në qytetin e Mitrovicës.
1. Jolie shumë herët ka filluar të merret me aktrim, derisa profesori i artit e rrëzoi nga një provim, dhe ajo vazhdoi ëndrrën e saj, të bëhej sipërmarrëse, apo drejtoresh funeralesh. Më vonë ka filluar studimin e balsamimit, por aktrimin e ka vazhduar gjithmonë.
2. Nëna e saj ia ngjyrosi asaj flokët me ngjyrë të kaftë të errët në moshën 4 vjeçare.
3. Ka mbi 14 tatuatzhe në trupin e saj. Një tatuazh në mes të shpatullave që thotë “Dini të drejtat tuaja”, një citat nga grupi i saj i preferuar The Clash. Tjerat tatuazhe janë datëlindjet e fëmijëve dhe ish burrit të saj Brad Pitt.
4. Angelina Jolie ka dy hobi shumë interesante. Koleksionon thika dhe librat e botimit të parë.
5. Jolie nuk ka një përgjegjës që të kujdeset për aktivitete e saj. Ajo merret vetë me të gjitha aktivitetet në lidhje me publikun.
6. Është një nga aktorët më të paguar të Hollivudit. Ajo u rendit në krye të aktorëve më të paguar të Hollivudit gjatë viteve 2009 dhe 2011./KultPlus.com