7 Nëntor, 2018 - 6:40 pm
Edicioni i 18-të i Festivalit të Filmit Frankofon, i cili u hap mbrëmjen e së premtes, do të zgjasë dhjetë ditë dhe do të shfaqen pesëmbëdhjetë filma, katër prej të cilëve janë filma Kosovarë të mbeshtetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Filmat të cilët do të shfaqen këtë të shtunë e të diel në KINO ABC janë “Martesa” me regji nga Blerta Zeqiri, “Home Sweet Home” me regji nga Faton Bajraktari, Gardhi” me regji nga Lendita Zeqiraj, dhe “T’padashtun” me regji nga Edon Rizvanolli.
Më poshtë mund të gjeni orarin e plotë:
E Shtune 10. Nentor
Martesa 18:00 KINO ABC
Home Sweet Home 20:00 KINO ABC
E Diel 11. Nentor
T’Padashtun 16:00 KINO ABC
Gardhi 18:00 KINO ABC/ KultPlus.com