6 Shtator, 2023 - 11:13 am
Pas sukseseve të kinematografisë kosovare në skenën ndërkombëtare, 7Arte organizon javën e filmit shqip “Java e filmit në Mitrovicë”, të cilët filma do të shfaqen për herë të parë para publikut mitrovicas, shkruan KultPlus.
“Java e Filmit në Mitrovicë” fillon nga data 11 deri më 14 shtator, ku brenda kësaj jave do të shfaqen katër filma kosovar.
Ilmat të cilat janë paraparë të shfaqen këtë javë janë: “Vera andrron detin” (82’), “Nëntor i ftohtë”(95’), “Exile” (121’), “Në kërkim të Venerës”(98’).
Shfaqja e filmave fillon në ora 20:00, në terrasën 7Arte/KultPlus.com