23 Mars, 2023 - 5:30 pm
Këtu vallëzohet me hijet, filmi më i ri, i regjisorit Pluton Vasi na përplas në dy kohë, atë të sotmen dhe periudhën komuniste, duke na bërë të reflektojnë nëse vërtet kemi ndryshuar apo jemi të njëjtët.
Filmi vendoset në Shkodër. Ai na njeh me Florën, një gazetare shqiptarë që rikthehet pas shumë kohësh në vendlindje dhe mëson historinë e dhimbshme të nënës së saj Miram dhe një drame familjare me hijet e së shkuarës.
Karafil Shena mban rolin protagonist, me një interpretim të arrirë sëbashku me Rovena Lulen. Në role të tjera janë Eri Shuka, Neritan Licaj, Eni Shehu, Juli Emiri, Johnny Pojani, Alert Celoaliaj, Nikol Gazheli, etj.
Filmi me skenar të Bashkim Hoxhës, është një bashkëprodhim i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, dhe Bullgarisë. Këtu vallëzohet me hijet, vjen nën produksionin e Vjollca Dedeit dhe Producente Ekzekutive: Dionis dhe Klajd Papadhimitri, si dhe me muzikë të Hajg Zacharian.
Gjithçka përplaset me dashurinë për jetën, që është mesazhi kryesor i filmit. Dhe hijet e së shkuarës kërcejnë lirshëm nga njëra kohë në tjetrën./ KultPlus.com