13 Mars, 2019 - 11:40 am
Festivali i Filmit Crossing Europe që mbahet në Linz, Austri në datat 25 – 30 prill, 2019, në bashkëpunim me Muzeun Austriak të Filmit, në edicionin e tij të XVI-të, ka përzgjedhur për programin Spotlight: Në fokus 2019, kineasten Iris Elezi si një nga personalitetet e spikatur femëror të kinematografisë evropiane dhe për punën e saj shumë vjeçare për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë filmike shqiptare brenda dhe jashtë vendit.
Drejtoresha Znj. Iris Elezi, do të prezantojnë kinematografinë shqiptare në një nga institucionet më të rëndësishme botërore, Muzeun Austriak të Filmit në Vjenë. Krahas arritjeve të saj me filmin BOTA dhe evidentimit të angazhimeve me detyrën si Drejtoreshë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, në programin e kuruar prej Znj. Elezi do të shfaqen edhe filma të tjerë për të dhënë një panoramë sa më të gjerë të kinematografisë shqiptare për publikun që ndjek Festivalin e Filmit Crossing Europe.
Regjisorja Iris Elezi është personalitet i shquar në kulturën bashkëkohore të kinematografisë evropiane.
Ajo studioi teori dhe kritikë filmi, antropologji, studime gjinore dhe produksion filmi. Elezi bën përpjekje aktive për konservimin e filmave dhe është pedagoge me eksperiencë, producente, autore, regjisore, si dhe një prej “emisareve” më të apasionuara të kinematografisë shqiptare jashtë vendit. (Jurij Meden, Muzeu Austriak i Filmit).
Përzgjedhja e filmave për Carte Blanche të saj është ndarë midis filmave të prodhuar në të kaluarën dhe prodhimeve më të reja. Krahas tre filmave artistikë të vitive ’70 nga regjisorja Xhanfise Keko, programi historik përfshin gjithashtu një komedi të dashur e realizuar pas vdekjes së Hoxhës nga njëri prej figurave qendrore të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Pjesa e programit me filma të prodhuar rishtazi ofron një prezantim ideal në universin e kinemasë shqiptare me dokumentarin esse të kritikut Mark Cousins, Këtu ka dragonj. Kjo pjesë e programit plotësohet me dy filma të tjerë, BOTA nga Iris Elezi, dhe prodhimi më i fundit dhe shumë i suksesshëm që u shfaq në festivale të shumta ndërkombëtare, NËNTOR I FTOHTË nga Ismet Sijarina.
Përmbledhje e programit në Festivalin e Filmit CROSSING EUROPE në Linz, Austri (25 – 30 prill 2019) – Carte Blanche Iris Elezi
PËRRALLË NGA E KALUARA (AL 1987), D: Dhimitër Anagnosti, 86 min. – Artistik
BOTA (AL/IT/KO 2014), D: Iris Elezi & Thomas Logoreci, 100 min. – Artistik KËTU KA DRAGONJ (GB 2013), D: Mark Cousins, 79 min. – Dokumentar esse NËNTOR I FTOHTË (KO/AL/MK 2018), D: Ismet Sijarina, 93 min. – Artistik MIMOZA LLASTICA (AL 1973), D: Xhanfise Keko, 38 min. – Artistik
TOMKA DHE SHOKËT E TIJ (AL 1977), D: Xhanfise Keko, 74 min. – Artistik KUR PO XHIROHEJ NJË FILM (AL 1981), D: Xhanfise Keko, 60 min. – Artistik
Përmbledhje e programit: Xhanfise Keko në Muzeun e Filmit Austriak (1 & 2 Maj)
HERE BE DRAGONS (GB 2013), D: Mark Cousins, 79 min. – Dokumentar MIMOZA LLASTICA (AL 1973), D: Xhanfise Keko, 38 min. – Artistik
QYTETI MË I RI NË BOTË (AL 1974), D: Xhanfise Keko, 52 min. – Artistik TOMKA DHE SHOKËT E TIJ (AL 1977), D: Xhanfise Keko, 74 min. – Artistik KUR PO XHIROHEJ NJË FILM (AL 1981), D: Xhanfise Keko, 60 min. – Artistik
Kineastja Iris Elezi do të jetë personalisht e pranishme në shfaqjet e filmave në Linz si dhe në Vjenë, dhe do të ketë, gjithashtu, diskutime si pjesë e festivalit CROSSING EUROPE. Programi Në Fokus 2019 / Spotlight 2019, mbahet në bashkëpunim me Muzeun e Filmit Austriak./ KultPlus.com