Kinematë në Britaninë e Madhe punësojnë staf shtesë për premierën e filmit ‘No Time To Die’

25 Shtator, 2021 - 5:00 pm

Paraqitja e fundit  e Daniel Craig si agjenti  007 pritet të jetë fundjava më e madhe e hapjes në arkat britanike që nga ‘Avengers: Endgame’ më shumë se dy vjet më parë, pasi kinematë kanë punësuar qindra staf shtesë për të përballuar “Bondmanian”, transmeton KultPlus.

Shitjet paraprake të biletave kanë vënë ‘No Time to Die’ në rrugën e duhur për të qenë filmi i dytë me fitimin më të madh në 59 vjet, para se ai të ketë premierën botërore më 30 shtator.

Filmi vjen 18 muaj me vonesë dhe katër ndryshime në datën e shfaqjes. Pronarët e kinemave po bëjnë të gjitha hapat për të kënaqur kërkesën e publikut për filmin që do të shfaqet në më shumë se 700 kinema në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

“Do të jetë fundjava më e madhe hapëse që kur filloi pandemia,” thotë Tim Richards, shefi ekzekutiv i Vue, operatori i tretë më i madh i kinemavenë Mbretërinë e Bashkuar. /KultPlus.com

Foto:Nicola Dove/AP

Të ngjajshme