23 Tetor, 2018 - 4:01 pm
Qendra Kinematografike e Kosovës në koordinim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Japoni, kanë mundësuar që Kosova për herë të dytë të jetë pjesë e tregut të filmit “Japan Content Showcase – TIFFCOM 2018”, aleat i festivalit të madh “Tokyo International Film Festival”.
Pas tregut të Berlinales, Cannes dhe American Film Market, ky është tregu i katërt ku Qendra Kinematografike e Kosovës prezenton industrinë e filmit kosovar në botë.
Japan Content Showcase (TIFFCOM) është treg i madh i industrisë së filmit, TV-së, muzikës dhe animacionit, i cili mbahet nga 23 deri më 25 tetor 2018.
Sivjet marrin pjesë 371 ekspozues, ndër ta 208 nga Japonia dhe 163 nga shtete tjera. Të pranishëm me pavijon janë edhe shtetet e Amerikës Latine, Rusia, Kazakistani, Libani, Lituania, India, Zvicra.