30 Korrik, 2024 - 8:05 pm
Pas fitores në Festivalin e Guanajuato në Meksikë, filmi ‘Krahët e punëtorëve’ nga Ilir Hasanaj ka fituar edhe njërin ndër çmimet kryesore të Festivalit Motovun – “Propeller Award” në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, në festivalin kryesor të filmit në Kroaci.
Regjisori i filmit, Ilir Hasanaj, me këtë rast është shprehur mirënjohës që Festivali Motovun e ka vlerësuar “Krahët e punëtorëve” me çmimin “Propeller Award”, në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër.
“Jemi mirënjohës dhe të nderuar të shohim se festivali kryesor i filmit në Kroaci dhe publiku i tij u prekën nga historitë e Milazimit, Liridonit dhe Fatmirit” u shpreh regjisori Ilir Hasanaj.
Filmi “Krahët e punëtorëve” sjell përvojat e punëtorëve Milazimit, Fatmirit dhe Liridonit, të cilët janë viktima të aksidenteve në vendin e tyre të punës. Në këtë homazh poetik dhe eksperimental, regjisori u jep zë përvojave dhe rrëfimeve të harruara të cilat janë pre e makinerisë dhe politikës primitive të Ballkanit./ KultPlus.com