‘Krejt e thirrin Rexhën’ shpallet Filmi më i Mirë në Bari International Film Festival

29 Mars, 2025 - 10:20 pm

Filmi “Krejt e thirrin Rexhën” nga regjisori Ibër Deari sot është shpërblyer në festivalin prestigjioz Bari International Film Festival në Itali, me çmimin për Filmin më të Mirë në kategorinë konkurruese Meridiana.

Lajmi është bërë i ditur nga regjisori Ibër Deari, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Kjo kategori është e dedikuar për filma nga vendet e rajonit të Mesdheut dhe përzgjedhja jonë në mesin e veprave të tjera të fuqishme ishte një nder i madh.

Faleminderit jurisë, festivalit, publikut dhe të gjithë atyre që besuan në këtë film dhe në zërin që ai përfaqëson. Rroftë kinemaja!”, ka shkruar regjisori Ibër Deari.

Filmi “Krejt e Thirrin Rexhën” është një përzierje e zhanrit të dramës dhe komedisë. Filmi trajton temën e emigracionit dhe vështirësitë e personave që kanë mbetur në vend pas largimit masiv të forcës punëtore, të fshatit maqedonas të Sllupkovës.

Në film luajnë: Afrim Muçaj, Adriana Matoshi, Ledion Mulaku, Adem Karaga, Mirsad Abazi, Bereda Reshit, Bujar Ahmeti, Labinot Raci, Adrian Aziri, Daniela Markaj, Sara Bajrami./ KultPlus.com

Të ngjajshme