14 Shtator, 2017 - 5:10 pm
A mundet kinemaja të ndërgjegjësojë e orientojë shoqëritë? Përtej kinemasë së konsumit, një tjetër formë e kinemasë ka vite që operon duke nxjerrë në pah çështje të ndjeshme të njerëzimit, siç është kinemaja e të Drejtave të Njeriut.
Regjisorë apo skenaristë të angazhuar, kanë bërë publike tema të mëdha, thënë shpesh thjesht me jetën e protagonistëve që janë shfaqur në ekran.
Në Shqipëri prej 12 vitesh regjisori Kujtim Çashku është angazhuar në këtë sfidë, jo vetëm për të ngritur strukturën e një festivali për të Drejtat e Njeriut, por dhe për ta bërë Shqipërinë pjesë të hartës ndërkombëtare ku flitet për këto çështje. Këtë vit IHRFFA (Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut) hap siparin më 18 shtator -23 shtator duke pasur si strehë kryesore Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”. Tema e këtij viti e festivalit është populizmin dhe radikalizmin si një ftesë për shoqërinë tonë për tu ngritur mbi çështje të caktuara.
Prej 3000 aplikimesh, juria e festivalit ka përzgjedhur 39 prodhime të cilësisë së lartë, me një program të pasur dhe me tematikë të mprehtë që do të shfaqen përgjatë 1 jave në ekranin e festivalit. Ketë vit, juria e IHRFFA do të kryesohet nga Theodore S. Orlin – President Nderi iIHRFFA, Profesor i “Utica College” SHBA dhe avokat ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Më poshtë regjisori Kujtim Çashku, mëndja e këtij festivali tregon diçka më tepër mbi këtë edicion.
Festivali Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut këtë vit hyn në edicionin e tij të 12-të. Cilat janë çështjet më të ndjeshme përsa i përket të drejtave të njeriut që reflektohen në këtë edicion?
Ashtu si çdo vit, edhe në këtë edicion kanë ardhur një numër i madh filmash nga vende të ndryshme të botës, që na japin mundësinë, në të njëjtën kohë, të zbulojmë kahjet apo dinamikat, se ku lëviz ajo që ne e quajmë, dhuna, terrori, apo shkelja e të drejtave të njeriut. Në një Festival të tillë, këto problematika bëhen më të dukshme, pasi ti ke një pasqyrë më të gjerë në rang botëror. Kjo na mundëson ne, që vazhdimisht të qëmtojmë, se cila do të jetë tema specifike që do të zgjedhim për Festivalin, në funksion të së cilës do të operojmë. E për këtë, na duhet një punë njëvjeçare që të hulumtojmë në mënyrë graduale se cili është krimi mëprezent në shumatoren e vetë në këtëpeizazh botëror. Mjafton një vështrim në atë çfarë ka ndodhur vitet e fundit, nëse ndalemi p.sh., tek Pranvera Arabe. Ne e promovuam shumërevolucionin në këto vende sepse menduam që do arrinin të çliroheshin nga diktaturat, nga format e regjimeve autoritare, etj., e fill pas një viti, ato filma që ne i kishim promovuar si vlera demokratike na u vunë në pikëpyetje. Kjo, pasi në një farë mënyre na u zëvendësuan disa regjime me disa regjime po të një forme po kaq represive e diktatoriale, ose me tendenca të tjera sikundër ishin tendencat e fundamentalisteve që u shfaqën. Po kështu kishim në axhendën tonë emigracionin, pasi gjithë këto dyndje që u bënë nëvende të ndryshme ngritën probleme nga më të ndryshmet. Sivjet jemi ndalur tek populizmi dhe radikalizmi, sepse efektivisht e gjithë kjo, baticat, zbaticat e mëdha nëpeizazhin botëror kryejnë e këto, kahje të ndryshme të fenomeneve qënë pamje duket sikur janë populizëm por nuk bëhen akute ose kaq prezentë. Flasim në këtë rast në Europë, ku si kurrë ndonjëherë ekstremi i djathtë, lëvizjet neonaziste u bënë shumë prezentë, gati gati vijnë në të njëjtat skema si të para Luftës së Dytë Botërore. Këto janë pak a shumë tema që një Festival i të Drejtave të Njeriut, i merr për të qëmtuar kahjet se ku po drejtohet bota, duke tërhequr vëmendjen e shoqërisë ndaj ngjarjeve që kanë lidhje me aktualitetin.
Cilët kineastë janë më të ndjeshëm ndaj problemeve të të drejtave të njeriut, ata tëBallkanit, apo Perëndimor?
Ndodh diçka e çuditshme, pasi janë tre shkallë në këtë rast. Pjesa më e madhe vijnë për të sensibilizuar çështje që kanë të bëjnë me vende, si Afrika, Azia, janë këto shoqëritë perëndimore që përpiqen që këto vatra ti bëjnë mëprezentë nëpeizazhin botëror, për të krijuar balanca e ekuilibra të caktuara. Ashtu sikundër vijmë në një ndryshim tjetër, shumë të ndjeshëm për mua, qëvende të mirëfillta demokratike e kanë shumë të zhvilluar sensin kritik tëvetvetes. Jo vetëm nga shoqëria në tërësi, apo nga institucione e struktura të pavarura por sensibiliteti që ka vetë individin ndaj saj, e kjo krijon atë frymën e një reagenti qytetar, që përgjithësisht nëvendet post-totalitare mungon. Shpesh shoh që nëse ne shfaqim filma amerikanë, gjermanë, austriakëapo francezë, ato kritikojnë regjimet e tyre, e bëhen shpesh e sponsor apo partnerët tanë dhe pse vendet e tyre ndodhen në një dilemë për problemet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, e ne I shfaqim ato.Ndodh e diçka tjetër, qëvende tëEvropësQendrore e Lindore e Qendrore nuk e kanë shumë të preferueshme të bëhen njerëz apo institucione që ia japin mundësinë, qëvendin e tyre ta ekspozojnë në plan më tëgjere botëror. Këtë rezistencë unë e ndjej, e kam pasur dhe e kam në vazhdim. Duket që dhe diferencat e demokracive për të qëmtuar ato vetë të drejtat e njeriut është shumëdelikate. Nuk e ndjejnë qytetarinë në atë shkallë sa problematikat e brendshme ti bëjnë publike. Kjo gjë ndodh e me vendin tonë. Shpesh kur ngremë një problematikë të caktuar, thonë sipo flet keq për vendin tënd, e shpesh e mbulojnë me mbrojtje, pasi kështu u duket sikur I bëjnë shërbim vendit. Ndërkohëështë tjetra, sa më shoqëri e hapur të jesh, aq më shumë dhe problematikat e hapura në rang botëror të ndihmojnë ty si vend për tu emancipuar, e për tu bërë pjesë e këtij peizazhi botëror. Në këtë drejtim dhe festivalin kur e bëjmë, e bëjmë e për këtë qëllim. Ne kemi shfaqur filma mbi trafikimin e fëmijëve, dhe kemi hasur në shumë reagime, por këto janë gjëra që vërtet ekzistojnë. Por sërish jemi ende shoqëri e ngarkuar me tabu.
Sa e ka ngacmuar ky festival egon tënde prej regjisori, për tu rikthyer në kinema me një temë të fortë mbi të drejtat e njeriut?
Të dy filmat që kam bërë si “Kolonel Bunker”, ashtu edhe “Syri magjik”, janë kontekst mbi të drejtat e njeriut. “Syri magjik” tregon mbi manipulimin që behet përmes medias, si arrin media si një fuqi gati gati e pakontrollueshme, të manipulojë e të krijojë psikoza të ndryshme politike. Ndërsa filmi tjetër, ka të bëjë me një mentalitet violent, sikur ishin bunkierët, krijon atë sjelljen e përditshmërisë.E gjitha kjo lloj forme vjen nga një mentalitet bunkierizues. E gjitha kjo ka të bëjë me një lidhje mes strukturës patriarkale vertikale, e strukturës bunkerizuese, e kjo tjetra, mendimi qës’duhet të shfaqemi në botë se na bën dëm si vend. Po ta shohësh në një plan jo thjesht krahasueshmërie nxjerr në pah diçka tepër më të madhe për të kuptuar veten.
Këtë vit tema e Festivalit është populizmi dhe radikalizmi…
Këtë vit tema është populizëm dhe radikalizëm. Kur thua populizëm dhe radikalizëm ka të bëjë me koncepte të ndryshme natyrisht, pasi nuk është e njëjta gjë populizmi. Deri në një pikë të caktuar, format që ne i quajmë populiste, do të thotë kur vërtet një shoqëri ngrihet në atë shkallë, sa të ngrejë një popull të tërë për të arritur një të drejtë ose një qëllim të caktuar.Por nëse ky popull i tërë i ngritur,është nën një orkestër ku profitet nuk shkojnë më tekshoqëria reale, por tek një pushtet i kufizuar, i limituar, që në fund të fundit e përdor popullin për të arritur një qëllim të caktuar, këto janë fenomenet që krijojnë format oligarkike të sistemeve. Gjëja që po ndodh është që shpesh herë për të ngritur një popull, për ta sensibilizuar i thua që po të vjedhin po të shkatërrojnë. Të gjitha profitet e kësaj zemërate qëështë normale që një popull të sensibilizohet për lëvizjen e të ardhurave dhe profiteve të veta, cilësinë e jetës së tyre, por nëse këto profite grumbullohen në dorën e një njeriu siç e kemi dhe ne posterin e filmit është e dëmshme. Janë koka njerëzish që të gjithë së bashku ajo dorë i shndërron në profitin e vetë. Kjoështë njëra anë. Kur flasim pastaj për radikalizmin, atë e kemi në forma të ndryshëm. Radikalizmi është fetar, kur krijohen ekstremizma të caktuara, kemi të të njëjtën kohë radikalizmin përsa i përket racave, të cilat i kemi edhe një lloj tendence neonaziste që po shfaqet, qoftë nëEvropën e Jugut.Ne kemi disa filma qw trajtojnw kwtw ccwshtje jo vetwm nw Europwn e Jugut por edhe mw gjwrw, duke pwrfshirw Poloni, Hungari, Bullgari, Greqi, etj. Janë disa struktura që shpesh krijojnë radikalizëm e lëvizje ekstremiste, që mund tëshndërrohen të rrezikshme pasi mund të rikthejnëfenomene tw pwrswritshme të fantazmave të së shkuarës prej të cilave duket akoma nuk jemi çliruar në atë shkallë, sa të bëjmë diferencime, krahasime apo të bëjmëprezentë në të njëjtën kohë rrezikshmërinë që i kanoset së ardhmes.
Komercialiteti e ka fashitur agresivitetin e kinemasë?
Ne jemi një shoqëri në të njëjtën kohë zbavitëse. Shoqëritë e konsumit, janë shoqëri që kërkojnë dhe forma të tilla të kinemasë, ndaj dhe vetëvetiu dhe një pjesë e madhe e kinemasëështë zhvilluar në funksion të kësaj gjëje. Ka me mijëra festivale sot në botë për kinemanë, por janë shumë pak festivale që kanë të bëjnë me fushën e të drejtave të njeriut.Është një numër shumë i kufizuar nëEuropë por edhe në botë.. Nuk janë festivalet e të drejtave të njeriut si festivalet që mund ti gjesh sot kudo sot nëçdo qytet. Festivalet e të drejtave të njeriut ngrenë pikëpyetje tëmëdha në shoqëri. E shpesh herë njerëzit e prirur nga shoqëria e konsumit e refuzojnë formën tjetër të refleksionit. Konsumi nuk lejon shumë reflektim. Reflektimi lidhet me funksionin e së ardhmes. Mendoj që sot, pavarësisht shtimit të formave të komunikimit, gradualisht është në proces e shumë shpejt do ta konkurroj veten, pasi njeriun e diferencon të qënurit human, fakti që ai ka kapacitetin e vetëm si specie të reflektojë për vetveten. Siç janë epidemitë e ndryshme, kjo epidemi është shumë globale e në të njëjtën kohëështë një mrekulli që ka ndodhur, sepse ka shembur mure e kufij pafund, e njeriu është vënë në pikëpyetje se si do ta administrojë këtë liri kaq të madhe që ka përpara vetes së tij. E kjo do të gjejë format e veta deri sa të vijë e të gjejë ekuilibrin për vlerat humane të krijuara jo sot. Kur flasim për vlera humane, flasim për vlera humane të historisë së njerëzimit, të cilat me mijëra vjet i kanë kushtuar popujve për tëkonkurruar e konceptuar se çfarëështë vlera humane. Tashmë dilemat e njeriut janë shtuar në këtë pyll të madh për të kuptuar dimensionin e lirisë së vetvetes. Por jam i bindur që procese shumë interesante po ndodhin. Jemi shumë të lumtur ne si brez i shekullit të XXI që jemi vënë përpara një hapësire tjetër për të naviguar e kjo është fantastike. (Shkruan Gazeta Shqip) / KultPlus.com