Kur Aleksandër Moisiu hyri në telashe për shkak të realizimit të një romani realist

24 Shtator, 2018 - 9:42 pm

Nga Aurenc Bebja

Gazeta franceze, “L’Oeil de Paris”, ka botuar, më 19 shator 1931, në faqen n°15, një ndodhi të veçantë në lidhje me aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiun, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :

“Aktori i mirënjohur gjerman, Aleksandër Moisiu, përtej profesionit të tij, ka një pasion : ai shkruan romane. Dhe, pa dyshim, si dishepull i Z. André Thérive dhe Z. Lemonnier, ai ndjek parimet e shkollës “populiste”.

Meqë dëshironte të priste, për njërën nga veprat e tij, një “copë jete” mjaft autentike, ai kërkoi dhe mori nga mjeku autorizimin për të marrë pjesë në një lindje, në Maternitetin e spitalit të Shën – Gjonit, në Salzburg.

Thuhet se prindërit e pacientes sapo kanë paraqitur një ankesë kundër aktorit – romancier, për uzurpim të funksioneve.

Në fakt, Moisiu u paraqit si doktor nën emrin e Dr. Aleksandrit.

Romani realist ndonjëherë ju vë përpara realiteteve mizore.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/l-oeil-de-paris-1931-aleksander-moisiu-ne-telashe-per-shkak-te-realizimit-te-nje-romani-sa-me-realist/.

Të ngjajshme