25 Mars, 2021 - 8:28 pm
Aktorja e famshme Jessica Alba ka treguar se cila ishte arsyeja që ka hequr dorë nga aktrimi.
Ajo u shpreh se ndjenja e të qenurit nënë e ka bërë që të mendonte ndryshe jetën, dhe të mendonte më shumë për shëndetin dhe karrierën, transmeton KultPlus.
“Nëna ime kishte kancer në moshë shumë të re. Shumë gra në familjen time kanë kaluar sëmundje të ngjashme dhe asnjëra nuk ka qenë gjenetike. Madje, edhe unë jam rritur me një sëmundje kronike.”
“Kam kryer 5 operacione para se të bëja 11 vjeç. Kisha alergji kronike dhe jam shtruar shumë herë në spital kur kam qenë fëmijë. Duke kaluar kaq momente të vështira, kam kuptuar se dua të jetoj dhe të kaloj sa më shumë kohë me këtë njeri të vogël që po sjell në botë. Shëndeti për mua është më i rëndësishmi. Dua që ky person i vogël të jetë i shëndetshëm. Kjo ishte ajo që më motivoi.”
“Unë thjesht nuk mundja. Nuk më interesonte më për aktrimin në të njëjtën mënyrë. Mendoja thjesht si t’i përdor platformat e mia për të bërë diçka kuptimplotë, një ndryshim”, përfundoi ajo. / KultPlus.com