5 Nëntor, 2022 - 10:00 am
Aktorja Elizabeth Debicki ka folur për rolin e Princeshës Diana në serialin e njohur të Netflix, “The Crown” Aktorja 32-vjeçare, e cila do të luajë “Princeshën e Popullit” në dy sezonet e ardhshme, tha se kur mori vesh se do të luante këtë rol nuk kishte reaguar shumë mirë.
“Fillimisht më bëri shumë presion ideja. Isha duke menduar se nuk mund ta bëja këtë. Mendova se ky rol do të ishte një kurth”, tha ajo në një intervistë për British Vogue. Ajo shtoi se kur lexoi skenarin dhe fjalët e saj, e dinte se do të ishte një sfidë e madhe që duhej të merrte përsipër.
“It’s kind of an evolution story, in the sense of watching someone find their centre again.” Elizabeth Debicki on playing Princess Diana in The Crown Season 5. pic.twitter.com/HtiTFeiIWp
— The Crown (@TheCrownNetflix) November 4, 2022
“Menjëherë fillova të punoja me theksin tim. Vendosa ta mendoj më thjesht, të them se janë thjesht personazhe të rinj, se është një rol”, thotë ajo. Megjithatë, ajo vazhdoi të kishte pasiguri se nuk i përshtatej rolit, pasi besonte se nuk i ngjante aspak Dianës. “Ndoshta vetëm me grimin i ngjaj pak asaj”.
Së fundi, ai përmendi familjen mbretërore. “Nuk i njihja. Më pëlqen Princi Harry, ai është argëtues, por jam e neveritur nga DailyMail dhe mënyra se si i përshkruan ato. Dija disa gjëra për Dianën, sikur ajo kishte thyer shumë rregulla të familjes mbretërore. Por pasojat ishin shumë të rënda” , tha ajo./KultPlus.com