25 Mars, 2020 - 2:30 pm
Ç`është ajo që kësaj gruaje të këndshme ia plotësoi akoma më shumë jetën?
– Mua, thotë, Nëna Tereze më ka ndihmuar shumë. Unë, kur i kam parë njerëzit e hendikepuar disi jam vështiru, ndonëse më dhimbseshin. Mirëpo, kur ia kam parë nënës Tereze një gjysmë fëmije në dorë – atëherë e kam urryer veten! E tash, ku të shoh fëmijë të tillë, shkoj dhe i përqafoj, sikur të ishin lule. Kjo është gjëja më e shenjtë e njeriut. Ia di shumë për nder nënës Tereze, është e njerëzishme t`ua falësh dashurinë njerëzve, gjithkujt – dhe të falësh! A e di sa mirë e ndjej veten tani?! E pashë një ditë një fëmijë në karrocë ortopedike. Më shikonte, si duket më njohu. Shkova dhe e përqafova, a e di ti sa shumë u gëzua? A ka më mirë se ta gëzosh dikë? Kjo është zemra e mirë.
Pjesë e marrë nga libri “Ecje nëpër kujtesë” i Sanije Gashit, ku Leze Qena flet në disa fjalë mbi rëndësinë e Nënës Tereze në jetën e saj dhe se sa e shenjtë është dashuria që falet, sidomos njerëzve në nevojë. /KultPlus.com