3 Nëntor, 2018 - 7:37 pm
Aktori Kushtrim Hoxha i cili është paraqitur me rol kryesor në filmin ‘Cold November’, së fundmi është shpërblyer me çmimin ‘Aktori më i mirë’ në Festivalin e Filmit të Bosforit në Stamboll, shkruan KultPlus.
Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” me regji te Ismet Sijarinas është produksion i shtëpive filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.
Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqie Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski, Muzika Jericho, Producent Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Regjia Ismet Sijarina./KultPlus.com