Lars von Trier kthehet prapë në Festivalin e Filmit në Kanë

19 Prill, 2018 - 8:18 pm

Regjisori Lars Von Trier do ti kthehet garës në Festivalin e Filmit në Kanë.

Pasi ka munguar për shtatë vite shkaku i një ndalese, Trier rikthehet në festivalin e njohur të filmit në Francë.

“The House that Jack built” do të jetë pjesë e festivalit por jashtë garës. Uma Thurman dhe Matt Dillon janë dy aktorët kryesorë të filmit të regjisorit që fitoi Palme d`Or në vitin 2000. Ngjarja e filmit e përcjellë një vrasës dhe viktimat e tij, në një periudhë pesë vjeçare.

Në anën tjetër sot është publikuar edhe programi “Un Certain Regard” në kuadër të festivalit dhe janë shtuar filma të tjerë në kategoritë tjera të festivalit.

Festivali i Filmit në Kanë do të fillojë me 8 maj dhe do të përfundojë me 19 maj. Janë edhe disa filma shqiptarë që janë përfshirë në këtë festival nëpër kategori të ndryshme, ndërsa një film mbi bombardimet e NATO-s në Jugosllavi poashtu është pjesë e festivalit. / KultPlus.com

Të ngjajshme