Ledri Vula bëhet pjesë e filmit amerikan dedikuar shqiptarëve

16 Tetor, 2018 - 6:25 pm

Një produksion i ri amerikan ku në qendër të vëmendjes ka shqiptarët në Bronx të Amerikës pritet të dalë shumë shpejt.

Filmi me përmasa ndërkombëtare do të flasë për jetën “mafioze” të shqiptarëve në Amerikë dhe do të mbajë titullin “Albanian Gangster”.

Regjisori amerikan Methew A.Brown dhe aktori John Rezaj të ftuar në emisionin “SevenBizz” kanë folur rreth filmit dhe kanë zbuluar ndër të tjera se reperi shqiptar, që prej vitesh jeton në Amerikë, Unikkatil ka kontribuar me shtatë këngë për produksionin e filmit.

Gjithashtu reperi Ledri Vula do të dëgjohet në sfondin e filmit që pritet të shikohet në të gjitha kinematë botërore. /KultPlus.com

Të ngjajshme