Libri i ri i “Beatles” sugjeron se po përgatitet filmi “Get Back”

4 Janar, 2020 - 3:20 pm

Dokumentari i Peter Jackson për seancat e Beatles “Get Back” do të mund të vijë në tetor. Data e publikimit të asaj që duket është një libër shoqërues tani në dispozicion për paraporosi.

Një listing për Get Back: The Beatles është vërejtur në Amazon nga Daily Beatle. Edhe pse nuk jepet asnjë informacion përveç datës së publikimit të 15 tetorit, një lexues e kontaktoi botuesin, i cili tha se libri “është tregim i autorizuar i bërjes së albumit “Let It Be” dhe shpërbërjes së “

“Beatles”, i treguar përmes fotografive ekskluzive, transkriptimeve të seancave të regjistrimit dhe një eseje nga dramaturgu dhe novelisti britanik Hanif Kureishi”.

Jackson e paralajmëroi filmin vitin e kaluar, duke theksuar se ai ishte duke punuar me 55 orë të xhirimeve të papara më parë të xhiruara nga Michael Lindsay-Hogg dhe me 140 orë audio të cilat bendi i ka regjistruar në janar të vitit 1969. Regjisori i quajti pamjet “një thesar të mahnitshëm historik.

Sigurisht, ka momente dramatike – por asnjë nga mosmarrëveshjet me këtë projekt nuk është shoqëruar prej kohësh. Ta shikosh Johnin [Lennon], Paulin [McCartney], Georgein [Harrison] dhe Ringon [Starr] të punojnë së bashku, duke i krijuar këngët tani klasike nga fillimi, nuk është vetëm fascinuese, është qesharake, frymëzuese dhe befasisht intime.”

Get Back, i cili i filloi xhirimet sot 51 vjet më parë, ishte një përpjekje e Beatlesve që të ktheheshin në rrënjët e tyre pas seancave të frakturuara të “White Album”. Synimi origjinal ishte që të shfaqej bendi duke e bërë një album të ri, me asnjë prej mbidubimeve e gjata në studio që i shënuan rekordet e tyre më të fundit. LP-ja duhej të pasohej nga koncerti i tyre i parë që nga gushti i vitit 1966.

Në vend të kësaj filmi e ekranizon bendin në pikën më të ulët, ku anëtarët shihen dukshëm të pakëndshëm në një skenë zanore në vend të një studioje regjistrimi. Kishte grindje – Harrison madje hoqi dorë shkurtimisht në një moment – dhe performanca live doli të ishte vetëm me disa këngë në çatinë e selisë së tyre, një koncert që u mbyll nga policia për prishjen e qetësisë./koha.net/ KultPlus.com

Të ngjajshme