Light Sparks hapi festivalin e filmit ‘Art Without Limit’

1 Dhjetor, 2021 - 10:28 pm

Të mërkurën mbrëma është hapur festivali i filmit “Art Without Limit”, i cili ka fokus filmat që trajtojnë personat e personazhet me aftësi të kufizuara, shkruan KultPlus.

Hapja e këtij festivali u bë me filmin “Light Sparks, ku rrëfehej për jetën e Fahri Krasniqit, një burrë që vetëm njërën dorë e kishte funksionale, por edhe me një dorë ai punonte sa një ekip njerëzisht me aftësi “të pakufizuara”.

Fahriu ishte mjeshtër i gdhendjes, përpuimit të drurit, ku krijonte figura e mjete të ndryshme.

Ai etëm me një dorë, kishte krijuar një çifteli speciale të cilës i binte veç me dorën e djathtë dhe i gëzohej jetës.

50 filma vendor dhe ndërkombëtar të metrazhit të shkurtër do të shfaqen në këtë festival, të gjithë me fokus në personat me nevoja të veçantë.

Ceremonia përmbyllëse e këtij festivali do të bëhet me 3 dhjetor dhe ndarja e çmimeve të festivalit do të bëhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, e dy ditë përpara do të bëhet shfaqja e filmave në “Kino Armata”.

Një juri në përbërje të: Yllka Gashi, presidente e jurisë, Cristiano Palozzi, Agron Domi, Donna Russo, Lou Figueroa, Rolf Killius, do të ndajë 12 çmimet e Festivalit.

Festivali AWLIFF organizohet nga një grup i grave artiste dhe OJQ “Art Without Limit”. /KultPlus.com

Të ngjajshme