18 Mars, 2021 - 6:54 pm
Aktori i njohur kosovar Luan Jaha është infektuar me koronavirus. Mengjesin e sotëm është kërkuar gjak për të nga ata që e kanë kaluar koronavirusin, pasi iu duheshin 50 antitrupa.
Mirëpo, para disa minutave, aktori Jaha ka shkruar në rrjetin social Facebook, ku ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore.
Ai ka thënë se aktualisht gjendja e tij është stabile, teksa ka falënderuar të gjithë për gatishmërinë.
“Përshëndetje miq, Ju falemnderit shumë për gatishmërinë! Gjendja ime shëndetësore është stabile. Uroj të shihemi për të mira! Ju paça”, ka shkruar Jaha. / KultPlus.com