Lufta e Kosovës përmes filmit po përcillet nëpër botë, “Sofra e Varrit” fiton çmimin kryesor në ‘INONU Film Festival’

4 Korrik, 2022 - 10:45 pm

Filmi i shkurtër artistik “Sofra e Varrit” me skenar të Mentor Zymberaj dhe regji të Mirak Zymberaj ka arritur edhe një sukses tjetër ndërkombëtar, shkruan KultPlus.

Filmi i shkurtër artistik i titulluar “Sofra e Varrit” ka fituar çmimin kryesor në kategorinë “Best Short Film” në ‘INONU Film Festival’ në Turqi.

Ky është edicioni i 14-të i këtij festivali prestigjioz ndërkombëtar.

Edhe një tjetër sukses për filmin nga Kosova i cili trajton temën e luftës 1999 në Kosovë dhe pasojat, fatet e njerëzve dhe luftën e heroizmat e pakompromise për të shpëtuar njëri tjetrin.

Ndërkaq lajmin e ka bërë të ditur vetë Mentor Zymberaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale:

Filmi SOFRA E VARRIT në regji të Mirak Zymberaj vlerësohet me Çmimin kryesor – Best Short Film, në INONU Film Festival ne Turqi ( edicioni XIV)

Urime filmit në rrugëtimin artistik!

Urime artistëve pjesëmarrës! / KultPlus.com

Të ngjajshme