24 Korrik, 2017 - 12:13 pm
Nata e filmit dhe dhurimit të librave në Sbunker sjell historinë e Mandelës, një ndër rrëfimet më të njohura për të drejtat e njeriut në botë, shkruan KultPlus.
Me regji të Justin Chadwick, “Mandela: Long Walk to Freedom” përcjell luftën e presidentit jugoafrikan për liri dhe të drejta të barabarta. Rruga e mundimshme drejt deinstucionalizimit të diskriminimin racor në Afrikën e Jugut bën që shumë njerëz persekutohen në kërkim të një shoqërie të bashkuar, ndër ta edhe vetë Mandela, thuhet në njoftimin e Lëvizjes “Fol”, që janë edhe organizatorë të kësaj ngjarje, që do të mbahet të mërkurën në Prishtinë, me fillim në ora 18:00.
Poashtu është bërë e ditur se në këtë mbrëmje do të ndahen çmimet për autorët fitues të garës për ese “Ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë”./KultPlus.com