24 Shtator, 2023 - 7:00 pm
Mbrëmjen e djeshme u mbyll edicioni XXI i TIFF – Tirana International Film Festival.
Në ceremoninë përmbyllëse të TIFF ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ai çmoi punën që Akademia Marubi bën për kulturën dhe artin në qytetin e Tiranës.
“Kur ndodh diçka në qytet është një ngjarje, por kur kjo ndodh çdo vit dhe me të njëjtin seriozitet, kthehet në një traditë të bukur. Në Tiranë ka pasur shumë aktivitete, por në këtë festival po ndodh diçka që i prek thellë njerëzit sepse është një katedrale, një tempull i të menduarit dhe të reflektuarit. Për këtë ju jam mirënjohës”, tha Veliaj.
Prej këtij festivali filmi, nga më jetëgjatët në vend, përzgjidhen filma të cilët kualifikohen për të garuar në Oscar dhe European Film Awards./atsh/KultPlus.com