24 Shkurt, 2020 - 8:38 pm
Organizata për memorialin e Auschwitz kritikoi Amazone për serialin e saj më të ri ‘Hunters’ për mënyrën se si ai trajton ngjarjet midis gjermanëve nazistë dhe hebrenjve, transmeton KultPlus.
“Hunters’, i publikuar ditën e premte dhe me protagonist Al Pacino-n, shfaq një skuadër nazistësh në New York-un e viteve ’70, të cilët zbulojnë që qindra nazistë të arratisur jetojnë në Shtetet e Bashkuara.
Gjithsesi seriali është përballur me akuza dhe kritika, kryesisht për shkak se shfaq skena horrori fiktive për kampet e përqëndrimit.
“Të shpikësh një lojë fiktive shahu me njerëz për serialin, jo vetëm që është e rrezikshme, por mirëpret individët të mos i besojnë holokaustit, “ tha Memoriali i Auschwitz në Twitter.
“Ne i nderojmë viktimat duke treguar ngjarje të vërteta.”
Por krijuesi i serialit, Dejvid Weil, e mbrojti veprën e tij, duke thënë se gjithçka është fiktive. / KultPlus.com