21 Shkurt, 2025 - 11:45 am
E lindur në Gjirokastër, më 24 dhjetor të vitit 1937, Mimika interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë nga viti 1951 – 1962, ku edhe spikati për talentin dhe për aftësitë e saj fizike.
Pas njohjes me bashkëshortin Ndrek Luca, Mimika iu përkushtua me dashuri artit dramatik ku dhe pati sukses në interpretimet e saj, me mbi 30 role në Teatrin Popullor.
Me hijeshinë që e karakterizonte, Mimika Luca ka interpretuar në shumë filma artistikë e teatër si: “Treni niset më shtatë pa pesë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Rrethimi i vogël”, “Taulanti kërkon një motër”, “Në shtëpinë tonë”, “Shi në plazh”, etj.
Në vitin 1977 ajo u emërua pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega e Dramës./ KultPlus.com