Ministri Çeku pas përmbylljes së ‘Doku Fest’-it: Profesionalizmi i siguroi festivalit vend të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të filmit

10 Gusht, 2024 - 11:27 pm

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, pas përmbylljes së festivalit “Doku Fest” ka thënë se përgjatë këtyre nëntë ditëve vizitorët kanë pasur mundësi të shohin filma dokumentar cilësor në nëntë kinematë e hapura në qytetin e Prizrenit.

Ministri Çeku më tej u shpreh se kurimi i të gjitha kategorive të filmave nga viti në vit ka rritur cilësinë e festivalit, duke i siguruar vend të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të filmit.

Vizitorë e qytetarë të vendit patën mundësi të shijojnë atmosferën e mrekullueshme që krijohet në qytet përgjatë këtij festivali.

Pata kënaqësinë që në mbrëmjen përmbyllëse të ndaj çmimin e Kategorisë Kombëtare, e cila edhe këtë vit prezantoi filma që dëshmojnë përparimin e kinematografisë sonë. Si gjithmonë, kurimi i të gjitha kategorive u dallua për përkushtim dhe profesionalizëm, duke i dhënë festivalit identitet unik dhe vend të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të filmit.

Falënderojmë të gjithë që kontribuan për ta bërë edhe këtë edicion të paharrueshëm”, ka thënë ai./ KultPlus.com

Të ngjajshme