8 Qershor, 2018 - 4:41 pm
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi në takimin me drejtorin e QKK-se Arben Zharku shprehur përkushtimin e Ministrisë në mbështetjen edhe më të madhe ndaj kinematografisë vendore, shkruan KultPlus.
Në këtë takim u diskutua për gjendjen aktuale të kinematografisë, hartimin e ligjit të ri të kinematografisë bashk edhe me lehtësirat financiare.
Ministri uroi për sukseset ndërkombëtare që po i sjell filmi Kosovës dhe u zotua që rritja buxhetore ndaj Qendra Kinematografike këtë vitë të jetë 1 milion euro, buxhet i cili pritet të ketë rritje edhe më tshumë në vitet në vijim.
Në takim u diskutua gjithashtu edhe për hapat e mëtutjeshëm që duhet t’i bëjë Kosova që sa më parë të bëhet pjesë e programit Media pas anëtarësimit në Evropën Kreative./ KultPlus.com