25 Shkurt, 2023 - 6:00 pm
Filmi ”Natën e dymbëdhjetë” (”La Nuit de 12”), që rrëfen hetimin e vrasjes së një gruaje në Francë, triumfoi për çmimet kinematografike ”Cesar”, në Paris.
Filmi artistik fitoi gjashtë çmime, përfshirë ””Cesar” për filmin më të mirë dhe regjisorin më të mirë, Dominik Moll.
Aktorët Bastien Bouillon dhe Bouli Lanners morën çmimet, respektivisht si e ardhmja më e mirë dhe aktori më i mirë në një rol mbështetës, për interpretimin e tyre të një dysheje hetuesish, që përpiqen të sqarojnë vrasjen e një vajze të re, por pa dëshmitarë.
Më poshtë vijojnë çmimet kryesore:
– Filmi më i mirë: ”La Nuit de 12” nga Dominik Moll
– Aktorja më e mirë: Virginie Efira në “Revoir Paris”
– Aktori më i mirë: Benoit Magimel në “Pacifiction – Tourment sur les iles”
– Aktorja më e mirë në rol mbështetës: Noemie Merlant në “L’Inocent”
– Aktori më i mirë në rol mbështetës: Bouli Lanners në ”La Nuit de 12”
– Skenari më i mirë origjinal: Louis Garrel, Tanguy Viel, Naïla Guiguet për “L’Inocent”
– Filmi më i mirë i huaj: “Si besta” i Rodrigo Sorogoyen
– Përshtatja më e mirë: Gilles Marchand dhe Dominik Moll për ”La Nuit de 12”
– Filmi më i mirë i animuar: “Ma famille afghane” nga Michaela Pavlatova./ KultPlus.com