30 Shtator, 2020 - 8:29 pm
Sot ka përfunduar edicioni i parë i Festivalit të Filmit “Art Without Limit International Film Festival”.
Ky Festival i cili ishte planifikuar të mbahet në Kino Armata në Prishtinë, mirëpo për shkak të pandemisë covid 19 është mbajtur online nga data 28 – 30 Shtator 2020.
Mbylljen e Festivalit e kanë bërë Drejtoresha e Festivalit; Znj; Ganimete Sava dhe Drejtori Artistik; Burim Haliti, pasi deklaruan se Presidenti i jurisë së “Art Without Limit International Film Festival” njëherit fitues i çmimit OSCAR, Producenti Austriak Z.Veit Heiduschka së bashku me anëtarët e tjerë të jurisë Sadija Klepo nga Bosnia & Hercegovina, Monika Haas nga Gjermania, Jerzy Palatz nga Polonia, Dainel Edmondson nga Amerika, Shpend Bengu nga Shqipëria dhe Safete Rogova nga Kosova kan sjellur vlersimet e tyre dhe vendosur që të ndajnë 15 çmime në kategori të ndryshme:
FILMI MË I MIRË FICTION – në kategorinë GOLD ka fituar filmi
“Delivery boy” – nga Regjisori Vinicius Saramago – Brazil
FILMI MË I MIRË FICTION – në kategorinë SILVER ka fituar filmi
“Wave” Regjia; Benjamin Cleary/ Tj O’Grady Peyton- Irlandë
FILMI MË I MIRË DOKUMENTAR – në kategorinë GOLD ka fituar filmi
“Look beyond appearances” Regjia; Dervin Usta- Turqi
FILMI MË I MIRË DOKUMENTAR – në kategorinë SILVER ka fituar filmi
“Match” Regjia; Vincent Hazard – Francë
FILMI MË I MIRË ANIMACION në kategorinë GOLD ka fituar filmi
“Cuerdas” Regjia; Pedro Solis Garcia – Spanjë
FILMI MË I MIRË ANIMACION- në kategorinë SILVER ka fituar filmi
“An elephant on the moon” Regjia; Benjamin Barthelemy – Francë
REGJIA MË E MIRË
“Wave” Regjia; Benjamin Cleary/ Tj O’Grady Peyton- Irlandë
SKENARI MË I MIRË
“Wave” Benjamin Cleary
KAMERA MË E MIRË
“Delivery boy” – Joao Casalino – Brazil
“Martin” Donal Moloney – Ireland
Çmimi i veçantë “FUQIZIMI I GRUAS” i ndahet dy filmave
“Azar” Regjia; Diba Ehteshami – Iran
“Dimas game” Regjia Oussayma Canbarieh – Kanadë Dhe çmimi
“PROJEKTI MË I MIRË I PORTRETIZUAR” i ndahet 3 filmave
“Routine” Regjia; Bekim Guri – Kosovë
“Building 50 homes in Melamchi” Regjia; Justin Cava Jones – Nepal
“Hospice of Santa Barbara- Manuel’s story, Regjia; Greg Krones – USA