16 Janar, 2019 - 10:30 am
Aktorja dhe këngëtarja e famshme Carol Channing është ndarë nga jeta mëngjesin e së martës në shtëpinë e saj në Rancho Mirage, Kaliforni.
Legjenda e Broadway vdiq në moshën 97-vjeçare për shkaqe natyrore, transmeton tch.
Channing fitoi zemrat e publikut me hijeshinë dhe sharmin e saj. Ajo luajti në filmat e famshëm si ‘Hello Dolly’ dhe ‘Gentlemen Prefer Blondes’.
Aktorja e ndjerë solli disa nga rolet më të njohura të Broadway-t gjatë viteve ’40, ’50 dhe ’60.
E njohur si Dolly, Lorelei, Muzzy apo vetëm Carol, Channing ishte një talent që magjeps çdo audiencë.
Ajo ishte vajza e redaktorit të shquar George Channing dhe Adelaide. Channing u lind më 31 janar 1921 në Seattle, por u rrit në San Francisko./KultPlus.com