12 Janar, 2022 - 12:32 pm
Mbrëmja e ndarjeve të Oscar, çmimit të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave të Filmit, do të kthehet në Hollywood për herë të parë që nga viti 2018, njoftoi rrjeti televiziv amerikan ABC, i cili transmeton ceremoninë çdo vit.
Ceremonia e 94-të e çmimeve të Oscar-it të këtij viti, e planifikuar për 27 mars, do të mbahet në Teatrin Dolby.
Vitin e kaluar, për shkak të epidemisë së koronavirusit, akademia organizoi një mbrëmje gala në një stacion të madh treni në qendër të Los Anxhelosit me një numër të reduktuar të ftuarish.
Për momentin nuk dihet se kush do ta presë ceremoninë, por në vitin 2017 dhe 2018 ishte komediani Jimmy Kimmel, ndërsa Kevin Hart hodhi poshtë një ofertë për të drejtuar në vitin 2019 pasi mesazhet e tij në Twitter, të cilat u vlerësuan, u rishfaqën në mediat sociale si homofobike.
Akademia nuk gjeti zëvendësues për Hart-in në atë kohë, kështu që aktorë të ndryshëm vinin me radhë pa e drejtuar ceremoninë.
Kujtojmë se për herë të parë një film artistik kosovar është në listën e ngushtë për çmimet Oscar – “Zgjoi” (Hive) me regji të Blerta Bashollit.
Votimi i nominimeve fillon më 27 janar 2022 dhe përfundon të martën, më 1 shkurt 2022. Nominimet do të shpallen më 8 shkurt 2022.
Ceremonia e 94-të Oscar mbahet më 27 mars në Hollywood dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në më shumë se 200 vende botërore./ KultPlus.com