Ndërron jetë producenti i serialit të animuar “The Simpsons”

25 Shtator, 2019 - 11:00 pm

J. Michael Mendel, producent i serialit ikonik të animuar “The Simpsons” dhe fitues i katërfishtë i çmimit Emmy ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare.

Bashkëshortja e tij, Juel Bestrop, tha se Mendel vdiq nga shkaqe natyrale të dielën mbrëma në shtëpinë e tyre.

Zëdhënësi i rrjetit Adult Swim, në të cilin po transmetohet Rick and Morty, i tha lamtumirën Mendelit me fjalë emocionale: “Të gjithë ne në Adult Swim ndihemi të thyer për largimin e hershëm të Mike Mendel. Ai ishte zemra e familjes së produksionit Rick and Morty, talenti dhe zgjuarsia e tij fantastike do të na mungojë shumë. Mike është një producent i shumërespektuar i Emmy me mbi 25 vjet përvojë në industri, ai ka udhëhequr dhe mbështetur gjenerata të artistëve, shkrimtarëve dhe krijuesve dhe largimi i tij me siguri do të ndihet nga i gjithë komuniteti”.

Image

Mendel filloi të merrej me produksion kur ishte student. Ai njihej për punën e tij në serialin “The Simpsons”. Ai i ka fituar tri çmime për animacion të jashtëzakonshëm në episodet “Lisa’s Wedding”, “Homer’s Phobia” dhe “Trash of the Titans”. Pas largimit nga “The Simpsons”, ai e bëri produksionin e shumë serive si “Drawn Together”, “Sit Down”, “Shut Up”. /KultPlus.com

Të ngjajshme