23 Tetor, 2017 - 4:54 pm
Mbrëmjen e të premtes aktori Ndriçim Xhepa iu nënshtrua një operacioni në mushkëri dhe për fat të mirë gjithçka përfundoi më së miri.
Ka qenë vetë nëna e aktorit, artistja e nderuar Margarita Xhepa, ajo që ka konfirmuar gjendjen e mirë shëndetësore dhe suksesin e operacionit të Ndriçimit, në një telefonatë bërë nga “Report TV”.
Ajo është shprehur se: “ndërhyrja kirurgjikale përfundoi me sukses”.
Margarita Xhepa tha:
“Jam shumë e gëzuar, sepse masa që kishte në mushkëri iu hoq dhe tani ai gëzon shëndet të mirë”.
Pak kohë para se t’i nënshtrohej operacionit tha se, gjendja e tij mbetej e mirë dhe s’kishte vend për t’u alarmuar.