Në Pukë përkujtohet aktori Kadri Roshi

1 Nëntor, 2019 - 3:00 pm

Artdashësit pukjanë mbrëmjen e kaluar përjetuan magjishëm natën e dytë të veprimtarisë kinematografike “Netët e Kinemasë Europiane”, që po organizohet nga Qendra e Kinematografisë gjatë këtyre ditëve në qytetin e Pukës.

Emocinuese ishte përshëndetja e djalit të aktorit të madh Kadri Roshi, aktorit të mirënjohur Kliti Roshi, i cili mes lotësh së bashku me aktorë të tjerë kujtuan jetën dhe veprimtarinë artistike të babait të tij.

Krahas filmave që u shfaqën në ekranin e madhe të kinemasë, të ftuar ishin edhe këngëtarë të njohur që ndezën atmosferën në skenë.

Mbrëmjen e sotme do të jetë nata e fundit e “Netëve të Kinemasë Europiane”, ku sigurisht nuk do të mungojnë artistë, këngëtarë e kineastë të njohur, që do të sjellin surpriza për publikun pukjanë.

“Netët e Kinemasë Evropiane” po zhvillohen nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë, Gjon Gjonaj, duke kthyer kinemanë pas rreth 30 vitesh në qytetin e Pukës. /KultPlus.com

Të ngjajshme