Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes QKK dhe Drejtorisë për Kulturë – Komuna e Gjilanit

15 Janar, 2024 - 1:59 pm

Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Komuna e Gjilanit, kanë lidhur sot një memorandum bashkëpunimi për të filluar partneritetin për organizimin e manifestimin kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit” 2024. Përmes këtij bashkëpunimi synohet të promovohen projektet filmike vendore, të rritet ndërgjegjësimi dhe interesi i publikut për filmat e prodhuar në Kosovë si dhe të bëhet promovimi i krijuesve vendas.

Qendra Kinematografike e Kosovës do të sigurojë filma të cilët përgjatë muajit janar do të shfaqen si pjesë e programit FLAKA FILM. Audienca do të ketë mundësinë të shohë një listë të filmave të gjatë dhe të shkurtër, të cilët trajtojnë tema të ndryshme dhe kanë pasur sukses si në vend ashtu edhe ndërkombëtarisht.

Pa Vend (2021)
Samir Karahoda

Në Kosovën e pasluftës, të shtyrë nga ambicia e mbajtjes gjallë të sportit të tyre të dashur, dy lojtarë vendës bredhin nga një vend i panjohur në tjetrin duke bartur me vete asetin e vetëm të klubit: tavolinat e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=DdtN4flz38Q

Daullet e Rezistences (2016)
Besa Luci

Kur filloi shpërbërja e ish-Jugosllavisë, regjimi serb ndaloi pjesëmarrjen e shqiptarëve të Kosovës në jetën publike. Punëtorët shqiptarë i larguan nga puna në institucionet publike; mediat në gjuhën shqipe u mbyllën; shumë shkolla fillore e të mesme u mbyllën për nxënësit shqiptarë; i tërë sistemi universitar u mbyll. Por nisi një vetorganizim, që kryesisht ishte i dukshëm në sistemin arsimor. Gjatë viteve të 90-ta, në Kosovë, mësimi vazhdoi në banesa, shtëpi dhe podrume private. Ky dokumentar tregon se si ishte organizuar një shoqëri dhe realitet paralel. Tregon se si ndarja dhe aparteidi u bënë norma.

Kanarinat e Dinë (2014)
Kaltrina Krasniqi

Pas 10 vitesh pushtim, më në fund, nënshkruhet marrëveshja. Sonte vendi do të bombardohet. Një familje prej gjashtë anëtarësh nga Prishtina e gjeti veten në këtë ngjarje disi të papërgatitur. Edhe pse të frikësuar vendosin ta quajnë festë, përveç djemve, Arbërit dhe Tomorit, të cilët qëndrojnë të shkëputur dhe cinikë. Bie bomba e parë dhe të gjithë e dinë se asgjë nuk do të jetë më njësoj.

Tisa (2017)
Valter Lucaj

Beni është një adoleshent kuller i cili është i talentuar në futboll. Ai është i lumtur në trekëndëshin e tij shoqëror me shokun e tij Gëzimin që gjithashtu luan futboll dhe të dashurën Emën, të cilën të dytë e pëlqejnë. Rrugëtimi jetësor i Benit bëhet dramatik kur ai merr një ftesë për një provë në një ekip francez futbolli.


Një Muaj (2017)
Zgjim Terziqi

Bazuar në ngjarje të vërtetë, NJË MUAJ sjell jetën e Anës, një 40 vjeçare e verbër, e pa martuar, e cila jeton sipas marrëveshjes së katër motrave të saj. Pakti i tyre përfshin përkujdesjen e saj, secila me rend nga një muaj.

Rojtari e Bjeshkëve (2010)
Antoneta Kastrati

Rojtari i Bjeshkëve’ flet për një njeri bjeshkësh, i cili lufton për të shpëtuar malet e Rugovës nga mbi-prerja dhe shkatërrimi mjedisor. Derisa kuptojmë historitë e rinisë së tij, që është rritur në ato male me vëllain e tij, ne fillojmë të kuptojmë historinë e frustrimit të Fatosit me politikën e pasluftës, ndjenjën e tij të strehimit në male dhe përfundimisht lidhjen dhe përkushtimin e tij shpirtëror për t’i ruajtur ato.

Filmat do të shfaqen për tri netë radhazi, prej 18 deri me 20 janar, në Teatrin e Qytetit në Gjilan. / KultPlus.com

Të ngjajshme