26 Shkurt, 2020 - 8:02 pm
Qendra Kinematografike e Kosovës dhe EAVE kanë nënshkruar Memorandumin e mirëkuptimit me qëllim të bashkëpunimit në ofrimin e edukimit audiovizuel, për qytetarët e Kosovës, në platformën European Audiovisual Entreprneurs (EAVE).
EAVE është trajnim profesional për zhvillimin e projekteve filmike dhe për krijmin e kontakteve në mes producentëve nga e gjithë bota. Kjo platformë është themeluar në vitin 1988 për t’i bashkuar producentët nga vendet e ndryshme të botës me synimin e lehtësimit të marrëdhënieve për bashkëprodhim. EAVE ka për qëllim kontributin në krijimin e rrjeteve të fuqishme të kontakteve të cilat do të forcojnë prodhimin e pavarur në të gjithë botën. Ky është një trajnim intenziv për një vit, i ndarë në tri punëtori.
Përmes këtij Memorandumi përfitojnë producentët kosovar të cilët pranohen në EAVE duke iu dhënë mundësia të jenë pjesë e trajnimit kryesor në Evropë.