19 Tetor, 2018 - 5:54 pm
Në edicionin e 59’të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Selanikut që do të mbahet nga data 1 deri më 11 Nëntor Kosova përfaqësohet me 2 filma; “Nëntor i Ftoht” i regjisorit Ismet Sijarina dhe “Gardhi” nga regjisorja Lendita Zeqiraj.
Që të dy filmat do të jenë pjesë e Seksionit “Balkan Survey” i kuruar nga Dimitris Kerkinos. “Balkan Survey” ka shfaqur shembujt më të mirë të prodhimeve filmike nga rajoni i Ballkanit. Regjisorë të mirënjohur, dhe ata debutant trajtojnë një sërë temash sfiduese në thelbin e edicionit të sivjetshëm të 15 filmave të metrazhit të gjatë dhe të shkurtë. “Balkan Survey” paraqet gjithashtu programin “Before the Wave Breaks” me 8 filma ikonikë të regjisorëve paraardhës të kinemasë së re rumune.
Festivali i Selanikut është njëri ndër festivalet më të vjetër dhe të rëndësishëm në Ballkan ku pjesë e programit të edicioneve të kaluara kanë qenë edhe filmat tjerë nga Kosova, si “Tri Dritare dhe një Varje”, “Home Sweet Home” “Si qeni n’rrush” etj./KultPlus.com